Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, Dekanati i Studentëve në Kolegjin Universitar Bedër organizoi një aktivitet informues në të cilin u përfshinë studentë dhe anëtarë të stafit. Në stendat e ngritura u shpjegua koncepti i “Window of Tolerance”. Studentët u pyetën rreth kuptimit që mbart toleranca për ta, duke përfshirë dhe quizz-in, ku secili arriti të kuptojë nivelin e vet të tolerancës.

U realizuan edhe video rreth perceptimit të studentëve e pedagogëve për rëndësinë e kësaj dite, të cilat u shfaqën në hollin e universitetit për t’u aksesuar nga kushdo. Gjithashtu pedagogët ndanë kohë gjatë leksioneve për të diskutuar për rëndësinë e tolerancës.