Kur’ani Fisnik dhe porositë profetike inkurajojnë njerëzit që të mësojnë e të thellohen në njohuritë e fushave të ndryshme, bazuar në versetin e parë kuranor të zbritur Profetit Muhamed a.s.: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi”.
Unë besoj fortë që “Edukimi është domosdoshmëri, jo një opsion! ” dhe si rrjedhoje jemi të dedikuar të krijojme mundesi edukimi për brezin e ri në menyre që të garantohet zhvillimi i nevojshem akademik dhe intelektuar, pamvaresisht pengesave ekonomike, studentet të kene të drejta dhe mundësi të barabarta për të marre edukimin e duhur, të zgjerojnë potencialet individuale, dhe të përparojnë me hapin e kohës.
Progresi, harmonia dhe mirëqenia sociale e një shoqërie është e lidhur ngushtë me ekzistencën e institucioneve të arsimit, ku promovohet dija, shkenca e vlerat universale, të cilat gërshetohen me vlerat shpirtërore. Besoj që studentet të cilët edukohen me një frymë të tillë do të jenë arkitektë të botës shpirtërore të shoqerisë sonë, ku do të mbajnë mbi supe përgjegjësinë e përjetësimit të këtyre vlerave dhe njëkohësisht edhe përcjedhjen e këtyre vlerava në shoqërinë tonë.
Fondacionit “Hafiz Ali Korça synon sensibilizimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë, të institucionet publike dhe jo bublike , të aktorëve të shoqërisë civile, si dhe të bashkatdhetarëve tanë nga vende te ndryshme te botes,që të bashkohen për një qëllim të përbashkët kolektiv dhe kontribojnë për të ardhmen e brezave të ri dhe të ndajnë përgjegjësitë per një shoqëri qytetare të edukuar me vlerat të larta morale dhe demokratike.
Dr.Skender Brucaj
President i Fondacionit Hafiz Ali Korça .