Fondacioni "Hafiz Ali Korça" është një fondacion, pa anëtarësi, i pavarur dhe jopolitik, i themeluar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë si një organizatë jofitimprurëse me qellim që të kontribuoje në thellimin e dijeve dhe njohjes së proceseve të edukimit, arsimit, kualifikimeve pas universitare, trajnimit në fusha të ndryshme, formimit profesional, bashkëpunimit ndërinstitucional, metodikës kërkimore shkencore, etj , dhe i hapur për bashkëpunim më të gjithë ata që punojnë për realizimin e qëllimeve të tij, në të mirë të interesit publik.
Fondacioni bazuar ne kuadrin ligjor dhe aktet juridike në fuqi ka për qëllim:
a) Të themelojë dhe ndihmojë për themelimin, sponsorizimin, organizimin dhe administrimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe konvikteve në shërbim të studentëve si dhe aktiviteteve sportive, social kulturore dhe kërkimore që rrjedhin nga njësitë e Institucioneve të Arsimit të Lartë të krijuara nga ky fondacion.
b) Të hapë dhe/ose të administrojë shkolla nëntë vjeçare dhe të mesme të përgjithshme e profesionale, të çerdheve dhe kopshteve për fëmijët parashkollor, të institucioneve arsimore dhe kulturore me karakter laik dhe fetar.
c) Të menaxhojë dhe përgatisë publikimin e programeve dhe projekteve në formatin audio viziv dhe çdo lloj formati tjetër teknologjik me shtrirje në hapësirën kombëtare dhe ndërkombëtare në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me traditat kulturore, sociale dhe historike të shoqërisë shqiptare, të cilat realizohen nga njësitë e krijuara nga ky fondacion.
d) Të menaxhojë financimin dhe mbarëvajtjen e botimeve të librave, revistave shkencore, Website-ve të realizuara nga organizmat e krijuara nga Fondacioni si dhe çdo aktivitet tjetër me karakter të ngjashëm.
e) Të sigurojë, shpërndajë dhe përdorë në funksion të qëllimit të fondacionit, ndihmat, dhuratat, donacionet humanitare që jepen nga donatorë vendas dhe të huaj.
f) Të analizojë, studiojë, formulojë rekomandime për grupet e interesit në përputhje me qëllimin e krijimit të këtij fondacioni.
g) Të përgatisë dhe botojë literaturë në formë fletë-palosjesh, manualesh, gazetash, revistash, librash si dhe të organizojë mbledhje, Workshope dhe seminare për promovimin e tyre, duke ftuar personalitete të spikatura shqiptare dhe të huaja.
h) Të bëjë projekte dhe studime të përbashkëta me institucione, shoqëritë civile vendase dhe të huaja, në funksion të qëllimit të fondacionit.
i) Të hapë dhe ndihmojë për hapjen, sponsorizimin, organizimin dhe administrimin e IAL-ve dhe konvikteve në shërbim të studentëve si dhe aktiviteteve sociale, kulturore dhe kërkimore që rrjedhin nga njësitë e IAL-ve të krijuara nga ky fondacion.
j) Të ndihmojë e sponsorizoje aktivitete të ndryshme arsimore, shkencore, kulturore, artistike, sociale, sportive dhe përgatitjen e publikimin të programeve audio, të shtypura dhe vizive me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar në përputhje me traditat kulturore, sociale dhe historike të shoqërisë shqiptare.
k) Të menaxhojë financimin e botimeve të librave, revistave shkencore, Website-ve të krijuara nga njësitë e IAL-ve të krijuara nga Fondacioni si dhe çdo aktivitet tjetër me karakter të ngjashëm.
l) Të ndihmoj financiarisht me burse të plotë ose të pjesshëm nxënësit dhe studenteët në nevojë dhe me rezultate të larta në mësime, për vazhdimin e studimeve të larta universitare dhe pasuniversitare dhe për mbrojtjen e gradave shkencore master shkencor, profesional apo doktorature.
m) Të ndihmojë dhe organizojë aktivitete me karakter humanitar, bamirës, arsimor, shëndetësor dhe ekonomik, me qëllim plotësimin e nevojave të te gjitha shtresave të shoqërisë shqiptare.
n) Të ndihmojë dhe investojë për të mundësuar ngritjen dhe hapjen e qendrave kulturore, biblioteka, etj. në përputhje me vlerat kombëtare të shoqërisë shqiptare.
o) Të sponsorizojë, të përgatisë dhe të publikojë programe audio, të shtypura ose vizive në përputhje me traditat kulturore, historike, morale, fetare dhe kombëtare të shoqërisë. Të ngrejë objekte transmetimi dhe të organizojë e financojë programet dhe transmetimin e tyre.
p) Të bëjë projekte dhe studime të përbashkëta me shoqëritë civile vendase dhe të huaja, në funksion të qëllimit të fondacionit.