Delegacioni i Departamentit të Shkencave Islame në kuadër të shkollës verore në Vjenë të Austrisë zhvilloi një vizitë në Ministrinë Federale për Punët e Jashtme dhe Integrimin Europian.
Në këtë takim delegacioni u prit nga drejtues dhe staf i Ministrisë si, Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Kulturore Ambasador Dr. Marcus Bergmann, si dhe Mag. Maximilian Hammerle.
Ata kanë shpjeguar punën që bën ky departament lidhur me aktivitetet e ndryshme ndërkulturore, çështje të lirisë së besimit në Austri, edukimin fetar dhe Islam, etj.
Ndërkohë drejtuesit e Universitetit Bedër të pranishëm në këtë takim kanë folur rreth kontributit akademik të universitetit në përgjithësi, si dhe në fushën e shkencave islame në veçanti.
Gjatë këtij takimi studentët e pranishëm kanë folur rreth eksperiencës dhe aktiviteteve të Departamentit të Shkencave Islame në fushën e pedagogjisë islame dhe dialogut ndërfetar.
Në këtë vizitë merrnin pjesë Presidenti i Fondacionit “H. Ali Korça” z. Skender Bruçaj, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Rahim Ombashi, si dhe Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame Dr. Genti Kruja.